FILLIM I MBARË I MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË LANGEN

Përmes një postimi në rrjetin social, mësuesja Sevëme Fetiqi, ka bërë të ditur, se ka filluar me sukses mësimi në shkollën me mësim në gjuhën shqipe në Langen të Gjermanisë.

Mësuesja Sevëme Fetiqi përmes këtij postimi, të gjithë nxënësve ju ka uruar, fillim të mbarë të vitit shkollor 2022/23.

“I uroj të gjithë nxënësve të mi dhe prindërve të tyre si dhe prindërve iu falënderohem për motivacionin që iu japin fëmijëve të tyre për ta ndjekur mësimin shqip në këtë shkollë si dhe ndihmën e përkrahjen që më afrojnë mua. Gëzuar!”- ka uruar mësuesja Sevëme.