MUSTAFË KRASNIQI

Mustafë Krasniqi u lind në vitin 1966 në fshatin Shipitullë, Komuna e Kastriotit. Mësimet e para i mbaroi në vendlindje, ndërsa shkollën e mesmen drejtimin për gazetari mbaroi në Prishtinë, studioi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, drejtimi: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe diplomoi më 1992.

Mustafë Krasniqi rrjedh nga një familje shqiptare, me traditatë shkëlqyera njerëzore dhe atdhetare. Stërgjyshi i tij ekzekutohet nga makineria serbo-sllave në vitin 1920.

Si i ri hyri në radhët e grupeve ilegale (në LPRK-LPK). Ai ishte pranë qytetarëve, aktiv në pajtimin e gjaqeve, në aksione konkrete për çlirimin e pjesëve të robëruara të Shqipërisë (Kosovës dhe viset të tjera shqiptare nën pushtimin jugosllav e grek). Ai dha ndihmesen e tij të pakyrsyer për UÇK-në, poashtu ishte dhe mbeti i angazhuar në çështjen e bashkimit kombëtar, për Shqipërinë e natyrshme e etnike.

Autori, Mustafë Krasniqi, pati fatin të vepronte me shumë atdhetarë – dëshmorë të kombit; ishte edhe njëri nga drejtuesit e demonstratës së vjeshtës së vitit 1989. Ai gjithashtu dha ndihmesën e tij në shumë procese të rëndësishme tëi legales dhe të luftës së fundit të UÇK-së.

Si nxënës filloi të merret me krijimtari letrare. Ai merret me poezinë, prozën, esenë, poashtu edhe me histografinë, si dhe me shkrimeg azetarie, analiza, kritikë dhe intervista.

Autori, Mustafë Krasniqi, kishte fatin të vepronte bashkë me heroin e kombit, Xhavit Hazirin.

Mustafë Krasniqi

MË LENI TË QAJ SHQIP

Në kryq stërkala zjarri
Kohën… qëlluan në mbytje
thyerje në themel deshën
fisin tim, pellazgjishten.

Bubullimat çartën motin
shponin qiellin e mrrolur
përt’ia vrarë ngjyrat ylberit.

shtatzënën çuan në thertore.

I fismi në kryq
I humbur
n’rrugë pa shenja
pa semafor.

Nëna dënesi
mbytur n’harresë,
për të fundmen herë, tha:
mësonjëtoren mos ma thani
më leni të qaj shqip.

Atëherë
Krenajë pëlciti
nga thikat n’palcë
grehullat e rrugës u dogjën.

Ju…
këngën që bëni shqip
në tokën e Pirros
putheni manastirin,
tempullin e diturisë.

Longarizuri kohën e princit

Shqip t‘i kthehemi
Këngës së shkronjave!