Me një program të pasur kulturor dhe artistik, me këngë e valle me tingujt e bukur të muzikës shqipe, në vigjilje të festës kombëtare të 28 Nëntorit u shënua 30 vjetori i themelimit të Shoqatës Kulturore Shqiptare “KOSOVA” në Fulda.Me intonimin e Himnit Kombëtar, filloi programi i kremtimit të jubileut të 30 Vjetorit të Shoqatës Kulturore Shqiptare “KOSOVA” në Fulda, ku mirëseardhje të gjithë mysafirëve ju uroj kryetari i Shoqatës, veprimtari i shquar z.Ukë Blakaj. Ai posaqërisht falënderoi mysafirët të cilët kishin ardhur enkas për këtë festë jubilare, si: prof.dr.Nusret Pllana me bashkëshorten Zelfije Pllana, prof. Abdullah Troshupa-shkrimtar, Argjend Hasani-shkrimtar, Baki Mustafi-kryetar i Asamblit “PAVARËSIA” në Shtutgart, Shemsedin Balaj, veprimtar dhe afarist, si dhe ekipen e RTK-së, gazetarin Albert Ademi dhe kameramanin Ahmet Konjusha.Në vazhdim për historikun e themelimit folën z.Vehbi Blakçori-ish kryetari i parë i Shoqatës, z.Kadri Zeqiri, ish kryetar dhe kryetari aktual i Shoqatës z.Ukë Blakaj.Në praninë e shumē të mysafirēve nxënësit e Shkollës Shqipe me mësim plotësues “KOSOVA” në Fulda, shfaqën një program tē pasur kulturor dhe artistik me këngë, valle dhe recitim, të përgatitur nga mësuesja Shahire Morina-Paqarizi me bashkëpunëtore.Në pjesën e dytë të programit, u promovua monografia e autorit Argjend Hasani me titull: 30 VJET- SHOQATA KULTURORE SHQIPTARE “KOSOVA” NË FULDA.Prof.dr. Nusret Pllana dhe Prof.Abdullah Troshupa, rezymuan për vlerat e librit në fjalē.Ndërsa, në pjesēn e tretë, u shfaq dokumentari i luftës “Drenusha”, autor Nusret Pllana, i cili ngjalli emocion të veçantë nga një copëz e sakrificave gjatë luftës çlirimtare të vitit 98/99.Kremtimi i 30 vjetorit tē themelimit të Shoqatës Kulturore Shqiptare “KOSOVA” në Fulda përveç se performoi me një program të shkëlqyeshēm të ndërthurur dhe të pasur kulturor dhe kombëtar, kishte njē organizim dhe dekor tē mrekullueshëm të stolisur me ngjyrat e flamurit kombëtar me rastin 28 Nëntorit-Ditēs së Flamurit , Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari.Kështuqë të gjithë të pranishmit u ndanë të kënaqur nga kjo kremtē me vlera të mëdha kulturore dhe kombëtare nē mërgatën shqiptare në Gjermani.