DËMTOHET BIZNESI I BASHKATDHETARIT AGIM AGUSHI NGA VËRSHIMET E FUNDIT NË GJERMANI

Përmes një njoftimi në rrjetet elektronike Firma „AGUSHI BAU“ në Grafschaft është dëmtuar nga vërshimet e fundit në Gjermani.

„Të nderuar klientë, ju informojmë se firma jonë “Agushi Bau” në Grafschaft për shkak të vërshimeve të fundit në rrethin tonë êshtë goditur rëndë. Ne kemi pësuar dëme të rënda. Një kamion i madh, dy kamionë të vegjël, një bus, paisjet teknike dhe veglat e punës janë rrëmbyer nga vërshimet.

Kështuqë puna jonë tanimë është e pamundur. Ne do të provojmë që sa më shpejt që është e mundur të mobilizohemi dhe të fillojmë me punën dhe realizimin e kontratave.

Ju lutemi për mirëkuptim në këto kohë të rënda.“