Anisa Mulolli u lind më 22. 05. 2006 në Hagen të Gjermanisë. Që në moshë të vogël, dukej dhuntia sikur pasioni i saj për skenën. Në vitin 2012 u ulë për herë të parë në bankat e shkollës. Aktualisht është nxënëse e klasës së dhjetë (-X-) në Ricarda-Huch-Gymnasium.

Përveç detyrave e mësimeve shkollore, ku dallohet për edukatë, zell e suksese të mira, Anisa është aktive edhe në aktivitetet e lira shkollore kulturore, artistike e letrare. E veçantë tjetër është dhuntia dhe dashuria apo mishërimi me artin poetiko-letrar, ku i merr hapat e parë në të dy gjuhët, shqip dhe gjermanisht në krijimtari. E lëvron prozën, poezinë, esenë, etj. Anisa leximin e ka pasion.

Ajo i ka bërë hapat e parë edhe në përkthime nga shqip në gjermanisht dhe anasjelltas. Ajo tani më është anëtare e rregullit e Grupit Teatral (Theater AG) në kuadër të shkollës “Ricarda-Huch-Gymnasium”, ku shquhet me paraqitjet e saja në rolet që luan, në “skenën mbi dërrasa”, si aktore që mishërohet me skenën.

Prandaj, Anisa si krijuese, si aktore, moderatore apo prezantuese e re, premton shumë në të ardhmen. Për herë të parë, në moshën shtatëvjeçare, ajo ngjitet në skenë para publikut artdashës në Festivalin tradicional poetiko-letrar, “Azem Shkreli”, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani. Ajo i mahnit të pranishmit me recitalin “Lule Bozhuri Jam”. U përcoll me duartrokitje frenetike, mbase shkëlqeu dhe e madhështoi festivalin.