SEVËME FETIQI

Biografia

Sevëme Fetiqi u lind me 7 maj në Vushtrri. Shkollën fillore dhe Gjim-nazin i kreu në vendlindje. Studioi në Fakultetin e Mjekësisë në Univers-itetin e Prishtinës.

Qysh herët nga bankat e shkollës fillore shquhej për talentin e saj për poezinë. Poezitë e saj janë publikuar në shumë gazeta dhe revista shqipe të kohës.

Sevëme Fetiqi jeton dhe punon në qytetin Offenbach, në Gjermani.

Veprat e autores:

Kurora e kaltër”-1985, 

“Gjurmët e kthimit tim”-1998 ,

“Imazhe të ringjallura”-2012 dhe 

“Një gëllënjkë dashuri”-2014

Në vitin 2003 dy poezi të poetes S. Fetiqi u botuan në“ANTOLOGJIA E POEZISË MODERNE SHQIPTARE”, në gjuhën gjermane, të përkthyer nga Ferdinand Laholli.

POEZI

Sevëme FETIQI


LOTËT E MI

Retë sot

lotët e mi lotojnë

ato nuk mund të pikojnë

në Silnicën time

Këtu shpejt më plaket hëna

shpejt më ngrryset dielli

më zvarritet metrove jeta

si vetëtima në errësirë

Për çdo ditë Majnës

udhëton barka ime e heshtjes

e hija ime e vrarë

fytyrave të huaja i ngrit dolli

buzëqeshjeve të rrejshme

Kërkoj pak nektar lulesh

të vendlindjes


t´i ringjalli kopshtet e mia

mbi asfaltet e egra

t´a bashkoj trupin tim  me shpirtin

Dita më qaraveshet

të ka ikur shpirti thotë

zhveshet nga malli

ja atje në Dardani 


vështron nga largu dhe tallet

me trupin tënd  të lodhur…

vetëm pak buzëqeshje kërkojnë

lotët  e mi që lotojnë nga retë sot.