Shoqata Kulturore Shqiptare “Bekim Berisha – Abeja“ u themelua më 15. 01. 2015, në Freising afër Mynihut, në Landin e Bavarisë në Gjermani, që nga fillimi e deri më tani ka zhvilluar një sërë aktivitetesh dhe manifestimesh, gjithmonë në ruajtje dhe kultivim të kulturës dhe traditës sonë kombëtare.
Ndër aktivitetet e shumta dhe të shumëllojshme në përmbajte, formash organizimi, qëllimi, porosidhënie, të cilat po i përmendim disa prej tyre, sipas renditjes në kohëmbajtjeje:
-Manifestimi i Pavarësisë së Kosovës;
-Loja në futboll të vogël, (turnir në përkushtim ngjarjesh kombëtare);
– Manifestime për 5, 7 dhe 8 Mars;
-Koncerti më 11 gusht në qendër të Pejës, çdo vit;
-Pjesëmarrje në ekspozim ushqimesh tradicionale, që mbahet me shumë shtete të tjera, (shumë herë kemi zënë vendin e parë), si dhe më madhështorja:
-Darka e Lamës, e cila mbahet çdo vit, në javën e fundit të tetorit apo në javën e parë të nëntorit, e që në dy vitet e fundit e kemi pasuruar edhe me Orë Letrare, respektivisht me mbajtjen “Takimet e Nëntorit”, në bashkorganizim me LKSHM-në dhe KL “Martin Camaj”;
Në mbështetje nga Fondacioni „Besa“ u mbajt „Java e Filmit“, mysafir special ishte aktori Çun Lajqi. Ndërsa në bashkëpunim me Kolegjiumin e LDK-së në Munih-Starnberg si dhe me Nëndegën e LDK-së në Munih, u mbajt Koncerti i Republikës së Kosovës si dhe të Shqipërisë, për Ditën e Pavarësisë dhe ditëlindjen e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.