TEFIK RAMADANI, SHEMBULL I INTEGRIMIT TË MËRGIMTARËVE TANË NË GJERMANI

Tefik Ramadani u lind në Qarr të Hashanisë në Bujanovc.  Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë në  Prishtinë. Studimet i  mbaroi në Sarajevë dhe në Beograd dhe me profesion është Defektolog i Diplomuar. Karr-ierën profesionale e filloi në vitin 1973, në spitalin e Gjilanit. Nga viti 1976 ka filluar të punojë mësimdhënës si profesor, në  Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Prishtinë, deri në vitin 1984, për shkak të veprimtarisë politike ilegale, u  arrestua nga „Sigurimi i shtetit„dhe në mënyrë të dhu-nshme dhe është larguar nga vendi i tij i punës.  Për shkak të veprimtarisë atdhetare dhe politike në ilegalitet në procesin gjyqësor pranë Gjykatës së Qarkut në Prishtine, bashkë me shokët e tjerë të ilegales, ai është dënuar me gjashtë  vite burg, tri prej të cilave i ka  vuajtur. Pas daljes nga burgu, e kishte të ndaluar ushtrimin e profesionit të profesorit. Për të mbijetuar sikurse shumë shqiptarë të tjerë ai u detyrua që të kërkoj rrugë të tjera, kështu që në vitin 1988, punësohet në Zagreb të Kroacisë. Ishte koha kur filluan edhe ndryshimet e mëdha politike në ish-Jugosllavi. Në atë kohë u formuan edhe partitë  e para politike, në Kosovë në vitin 1989, u formua LDK, si shumë të tjerë asokohe iu bashkua asaj. Ishte njëri ndër themeluesit e Degës së Tretë të LDKsë në Prishtinë, ku ishte edhe anëtarë i kryesisë.

 Pas ndarjes nga sistemi arsimor i Serbisë, kolektivi i Shkollës së Mjekësisë në tetor të vitit 1990 u kthye sërish në vendin e punës, ku punoi deri në mars të vitit 1993. Për shkaqe tanimë të njohura, në mars të vitit 1993, migroi nga Kosova në Gjermani.

Pas vendosjes në Mannheim, u punësua në një spital të qytetit, në të cilin punoi për dhjetë vite rresht. Pas njohjes së  gradës  shkencore të defektologut nga institucionet ar-simore gjermane, që nga viti 2007 filloi ushtrimin e profesionit të defektologut.

Ofron ndihmë socio-pedagogjike  familjare  si  dhe ofron përkujdesje ligjore profesionale psiko-sociale. Po ashtu është përkthyes i licencuar i gjuhës shqipe, dhe nga viti 2003 është ligjërues i kursit të gjuhës shqipe për të huaj në „Mannheimer Abendakademie“.

T.Ramadani përpos tjerash është angazhuar edhe në kuadër të politikës në pushtetin lokal, ku ai fillimisht është angazhuar në aktivitete dhe punë vullnetare (Ehren-amtlischearbeit). Nga viti 2004 e deri  në fund të vitit 2019, ka qenë i zgjedhur në Këshillin për të Huaj dhe në atë për Integrim të qytetit  Mannheim. Aktualisht është anëtari kryesisë së LAKA (Landesbeirat der Migranten Vertretungen Baden Würtemberg) deri në vitin 2021.

Dy herë ishte kandidat për Kuvendin e Mannheimit (Stadtrat Kandidat). Në vitin 2015 është emëruar gjyqtar porotë, gjyqtar nderi pranë Gjykatës Administrative në Karlsruhe. Është edhe anëtar i Komisionit Komunal Zgjedhor. Për kontributin e tij në dobi të integrimit të qytetarëve të huaj në  shoqërinë gjerman edhe në dobi të jetës së përbashkët në mes të komuniteteve të ndryshme, është nderuar me mirënjohje nga kryetari i qytetit Mannheim, Dr. Peter Kurz dhe nga Ministria e Puneve të Brendshme e Gjermanisë.