200 FAMILJET SHQIPTARE TË LAZIM DESTANIT

Shkruan: Faruk Tasholli

Më 26 nëntor të vitit 2019, filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar në përmasa ndërkombëtare, Lazim Destani, do të duhej të udhëtonte nga Prishtina për në Tiranë, në një konferëncë që e kishte organizuar Ministria e Diasporës së Shqipërisë. Por tërmeti i atij mëngjesi të hershëm e të trishtë që goditi Durrësin dhe trandi së pari tokat shqiptare dhe gjithë Ballkanin, nuk ia ndërron rrugën por qëllimin. Ai ministritt ë Diasporës, Pandeli Majkos, nuk i telefonon se a do të mbahet konferenca ku ishte i ftuar, por kërkon vendin ku duhet të arrijë sa më parë me ndihmat emergjente për t’iu gjendur pranë bashkëkombasve pa i zënë mbrëmja me rrobat e trupit në rrugë dhe me trishtimin në shpirt. I shqetësuar se çka mund të bëjë sa më shpejt, Lazim Destani thërret për mobilizimi ekipin e gjerë të Ecologut në Tetovë dhe për pak orë, disa nga kamionat e mbushur dëng me „ shtrojë e mbulojë“, si i thonë një fjalë në këso rastesh, zbarkojnë në Durrës. Por ky ishte vetëm hapi i parë i Lazimit. Dërgimi i ndihmave të familjes Destani nuk prajnë. Ato nuk ishin modeste. Mbit ë gjitha, ato ndihma, sa iu dhanë zemër të prekurve nga tërmeti, trimëruan po ashtu shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë. Por Lazim Destani dhe familja e tij, në këtë rast nuk deshën ta bëjnë publike vlerën e ndihmave, madje as sa dhanë e as kur dhanë. Mirëpo si thotë një urti e jona, „ të mirën hudhe në det se ajo del vetë“. Lajmi i mirë dhe trimërues erdhi sot nga kryebashkiaku i ,Erion Veliaj, ku ndihma e Lazim Destanit u be pjesë e 200 familjeve shqiptare të zëna në hall nga tërmeti. Bashkia e Tiranës ka nisur strehimin strehimin e përkohshëm të këtyre familjeve në këto ditë të ftohta, kryesisht në zonat rurale, ne banesa në formë konteiner. Një prej përfitueseve të para është familja e Bedri Shkallës në Farkë, të cilës iu shemb shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjashtë anëtarët e kësaj familje janë strehuar në një shtëpinë-kontenier, dhuratë nga familja e filantropit Lazim Destani, e cila ofron të gjitha kushtet për të kaluar dimrin, deri në montimin më pas të banesave të reja nga qeveria shqiptare. Lajmi është publikuar nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, veçse ka qenë i pranishëm në familjen Shkalla bashkë me Kryeministrin Rama, vizitës në fjalë dhe ndihmës nga familja Destani, i kushtoi dhe një status në rrjetet e tij sociale.“Lajm i mirë: 200 shtëpiza-kontenierë për strehimin e përkohshëm të familjeve të prekura nga tërmeti në zonat rurale. Bashkë me kryeministrin Edi Rama, vizituam familjen e Bedri Shkallës në Farkë, e cila është strehuar në një shtëpizë-kontenier, dhuratë nga familja e filantropit Lazim Destani. Këto shtëpiza ofrojnë të gjitha kushtet për të kaluar dimrin, deri në sistemimin në banesa të reja”, thotë Veliaj në statusin e tij, të shoqëruar dhe me disa foto.