Biznesi shqiptar në Gjermani, “BB ZAUNMONTAGE” në Mering, jo shumë larg nga metropoli Bavarez München, aktivitetin e saj afarist në sektorin e montimit të rrethojave e ka filluar me shumë sukses. Themeluesi i këtij biznesi në Gjermani, është biznesmeni Bekim Balaj një mërgimtar i dalluar shqiptar, i cili me punën, cilësinë dhe korrektësinë në kryerjen e punimeve, dhe në saje të sukseseve të shumta në këtë sektor, arriti që të konsolidoj biznesin e tij duke shënuar rezultate rentabile.
Në kuadër të veprimtarisë afariste “BB ZAUNMONTAGE”, kryhen punime të shumta, sidomos në montimin, betonimin dhe dekorimin e rrethojave metalike, pvc&alu, dhe të drurit për oborre të shtëpive, objekteve të rëndësisë së veçantë, si të shkollave, stadiumeve, hipodromeve, etj.
Me një fjalë, Firma “BB Zaunmontage” në Mering kryen punë cilësisë së lartë, dhe është konkurrente e denjë në sektorin e ndërtimtarisë në mjedisin ku operon. Punëtorët shqiptarë të kësaj firme, kryejnë punët me profesionalizëm dhe efikasitet të lartë, sipas standardeve teknike të ndërtimit në Gjermani. Përkushtimi dhe realizimi i kontratave për kryerjen e punimeve si në ndërtimin dhe sanimin e objekteve dhe punëve të ndryshme në sektorin e ndërtimit, janë një garantë e fortë se ky biznes, do të jetë një partner i rëndësishëm në realizimin e projekteve në këtë fushë.
Firmës “BBZ aunmontage”, dhe pronarit të saj Bekim Balaj, nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm se të vazhdoj me një ritëm të tillë prosperues në realizimin dhe shënimin e synimeve me suksese të njëpasnjëshme.