Duke e parë që në kuadër të anëtarësisë së Shoqatës Shqiptare “KOSOVA” në Fulda, kishte shahist që e njihnin dhe e luanin sportin e shahut mirë  me inciativën e shahistit të mirënjohur, z. Rifat Osmanaj dhe disa shokëve të tjerë, më 14. 05. 2016, u themelua  Klubi i Shahut “KOSOVA” në Fulda. Ky klub është njëherit, i vetmi klub i shahut shqiptar në Gjermani dhe i dyti në mërgatë, pas Klubit tē Shahut “Arbëria” në Vjenë të Austrisë .

Klubi i Shahut “KOSOVA” në Fulda aktualisht ka afër 30 shahistë shqiptarë nga Fulda dhe Offenbach. Edhe pse nuk garojnë në ndonjë Ligë Gjermane të Shahut, klubi funksionon në kuadër të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Kosova” në Fulda.

Kryesia e Klubit të Shahut “KOSOVA” nē Fulda:

Rifat Osmanaj, kryetar

Ramiz Hyseni, sekretar

Ramush  Rexhepi, arkëtar.

Takimet për lojën e shahut mbahen për çdo muaj, në nivel garues përmes turnireve të shahut “Blic”. Këto turnire mbahen të shtunën e parë të muajt, duke filluar  nga ora 20:00. Po ashtu, organizohen edhe turnire për  Pavarësinë e Kosovës dhe 28 Nëntorin, në Fulda dhe nganjëherë edhe në Offenbach, në Shoqatën Kulturore “Bashkimi Kombëtar”, ku kanë edhe një bashkëpunim shumë të mirë.
 

SHAHISTI RIFAT OSMANAJ

Rifat Osmanaj u lind me 6. 01.1968 në Prekallë të Istogut. Që nga viti 1992 emigron në Gjermani,  pikërisht në Fulda. Me lojën e shahut merret  qysh  nga mosha 15 vjeçare. Ndërsa në Gjermani ka luajtur shah për Klubin  “TUS-Victoria” në Großenligs Borken (H,) afër Kasell, që nga viti 2003 deri 2006 , pasi që atje ka banuar afro 9 vite. Që nga viti 2006 banon në Fulda dhe që nga viti 2009 ka luajtur në  Klubin e Shahut  “SC Fulda” në (Bezirksoberlig)  në Osthessen, deri më 2020-ën.