Shkolla Shqipe e Vallëzimit ,,Flamuri” me seli në Sinsheim është formuar në vitin 2007. Themelues i kësaj shkolle është koreografi i njohur, ish-valltari i Ansamblit ”Shota” në Prishtinë, Nazim Bajrami. Me angazhimin e tij, si valltar dhe koreograf i dalluar me përkushtimin e tij, arriti të mobilizoj shumë të rinj e të reja, në funksion të mësimit dhe promovimit të vlerave muzikore, artistike, kulturore dhe traditave shqiptare.
Përmes pjesëmarrjes nëpër organizime, shfaqje dhe mani-festimeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, përmes vallës së bukur shqiptare nga kjo shkollë me sukses po prezantohen vlerat kulturore dhe traditat kombëtare shqiptare në Gjermani. Përmes aktiviteteve dhe pjesëmarrjes në evenimente të shumta, ruhet dhe kultivohet kultura dhe tradita jonë në diasporë, si me valle shqiptare, po ashtu edhe me veshjet tona kombëtare. Përveçgrupit të valleve për femijë, funksionon edhe grupi i valleve për të rritur.
Shkolla Shqipe e Vallëzimit ,,Flamuri” nga Sinsheim merrë pjesë në shumë aktivitete, kudo në Gjermani, si në koncerte të ndryshme dhe me vetorganizim, sidomos me rastin eshënimit dhe manifestimit të festave tona kombëtare. Prezantimi i vallëtarëve dhe valltareve për publikun shqiptarë dhe gjerman është dinjitoz. Shkolla Shqipe e Vallëzimit ,,Flamuri” në Sinsheim, për paraqitje të suksesshme është shpërblyer me shumë mirënjohje dhe dekorata. Shkolla bashkëpunon ngushtë thuaja me gjitha shoqatat shqiptare, sidomos me ato në Baden-Würtenberg.