Në darkën e fundvitit të Këshillit Drejtues të Shkollës Shqipe për Republiken Hessen, që u organizua në Fulda, moren pjesë veprimtarët e palodhëshëm të shkollimit dhe edukimit të brezave të rinj me në Gjermani, me synim krijimin e mundësive për mësimin e gjuhës shqipe në mërgim.
Nikoqiri i kësaj darke kryetari Ukë Blakaj përzemersisht ju deshiroj mirëseardhje të ftuarve e në veqanti Konzullit, z.Fidan Ibrahimi dhe z. Sebastijan Nuiqi nënryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, z.Bujar Dërguti Kryetar i Shoqates Bashkimi Kombëtar me seli në Offenbach, z.Leonard Nuiqi përfaqesues i shoqates Mixheni, Koordinatori i Shkolles Shqipe në Hessen z.Rrahmon Tahiri si dhe mësuesi nderuar Shaip Ademaj.
Të pranishmit falenderuan për kontributin dhe punën e palodhëshme Kryetarin e Këshillit z.Ukë Blakaj. Një Falemnderim i veqantë ju bë dhe konzullit z.Fidan Ibrahimi për punën e palodhëshme të tij, ku me këtë rast i ndau Mirënjohje, Ukë Blakaj – kryetar i Shoqates Shkolla Shqipe Hessen. Njëashtu, edhe veprimtarit Sebastijan Nuiqi , iu nda mirënjohje për kontributin e dhënë për shkollën shqipe. Të pranishmit falënderuan, konzullin z.Fidan Ibrahimi për mbeshtetjen dhe kontributin e dhënë.
Pas Shumë diksutimeve dhe planifikimeve për vitin e ardhshëm , kryetari Ukë Blakaj, falënderoj të pranishmit dhe te gjithë ata qe janë duke kontribuar për forcimin dhe avansimin e shkollës shqipe në mërgatë.
Burimi: Zyra për Informim e Shkollës Shqipe në Hessen