Në praninë e bashkatdhetarëve të shumtë, Shkolla Shqipe ABC në Hesen, në Fulda të Gjermanisë ka festuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, si dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fillimisht u intonua himni shtetëror i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, dhe u mbajt një minut heshtje në shenjë respekti për mësuesen e Shkollës Shqipe në Fulda, Shpresa Tafolli tanimë e ndjerë.

Në përkujdesin e prezentueses së njohur Ermira Selami, filloi programi i pasur kulturor i përgatitur nga nxënësit dhe mësueset e shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe në landin e Hesenit, në Gjermani.

Hapjen e këtij manifestimi madhështor e bëri z.Ukë Blakaj, kryetar i Shoqatës së Shkollës Shqipe në Hesen. Ai, fillimisht iu uroj mirëseardhje bashkatdhetarëve në këtë manifestim, dhe shkurtimisht foli për organizimin e Shoqatës së Shkollës Shqipe në landin e Hesenit. Ndër të tjerash, ai theksoi se ” Shoqata e Shkollës Shqipe ABC në landin e Hesenit, në bashkëpunim me shumë shoqata, ka arritur me sukses të bëjë hapjen, e shumë shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe në Hessen, si dhe jemi në përgatitje e sipër që së shpejti të hapim edhe shkolla tjera”.

Njëashtu edhe koordinatori i Shkollës Shqipe në Hesen, z.Rrahman Tahiraj, elaboroi një përmbledhje të punës dhe angazhimeve të shumta për hapjen e shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe në këtë land, dhe foli për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të shoqatave, mësuesëve, prindërve dhe nxënësve me qëllim të mobilizimit dhe funksionalizimit të mësimit plotësues në gjuhën amtare.

Në emër z.Milazim Ukaj, kryetar i Lidhjes së Arsimtareve dhe të Prindërve Shqiptar në Bavari, të pranishmit i përshendeti edhe kordinatori për Nürnberg dhe rrethinë, z.Selim Hoti. Ai, foli për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar në Bavari (LAPSH) me Shkollën Shqipe ABC në Hesen.

Këtë manifestim e përshëndeti edhe z.Ramiz Hyseni, kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “KOSOVA” në Fulda, ai me këtë rast, Shkollës Shqipe në Hesen i uroj suksese në misionin e tyre për mësimin në gjuhës shqipe si dhe iu uroj bashlatdhetarëve festat e nëntorit.

Pas, fjalimeve përshëndetëse, nxënësja Erisa Avdiu prezentoi programin e pasur kulturor me poezi, pjesë teatrale, këngë dhe valle të shfaqur nga nxënësit të shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe në Hesen. Nxënësit së bashku me mësueset të veshur me kostume kombëtare dhe me flamurin e bukur kombëtar kuq e zi, shqiponjën dy krenare dhe flamurin shtetëror të Kosovës, me këngët dhe vallet e bukura, dhe duartrokitjet frenetike, madhështuan kremten e madhe kushtuar Festave të Nëntorit.

Pēr disponimin e bashkatdhetarëve tanë, për kremtimin e këtij manifestimi deri në orët e vona u kujdes këngëtari Krenar Krasniqi.

Bashkatdhetarët e shumtë që ishin pjesë e këtij manifestimi i cili u mbajt në “Bürgerzentrum Halle” në Fulda, u ndanë shumë tē kënaqur me organizimin e këtij manifestimi kushtuar Festave të Nëntorit.

Argjend Hasani

30 nēntor 2024 – Fulda