DIRIGJENTI I NJOHUR SHQIPTAR NË GJERMANI RAMADAN RAMADANI
Ramadan Ramadani u lind në vitin 1953. Për herë të parë me kor filloi të punojë në vitin 1974 në vendlindjen e tij në Ferizaj, me korin e qytetit “Fëm-ijët e gëzuar“. Njëkohësisht ai punoi edhe me Korin e Shkollës “Gjon Sereqi” në Ferizaj. Me këtë kor ai ishte fitues i trefishtë i vendit të parë në festivalin e koreve të fëmijëve të Kosov-ës. Nga viti 1981, filloi të punoj me Korin e fëmijëve të Radio Televizionit të Prishtinës (RTP). Me këtë kor ai u prezantua në koncerte, festivale dhe emisione të ndryshme televizive. Ai me Korin e RTP-së punoi deri në momentin kur u dëbua me dhunë nga puna së bashku me shumë punëtorë të tjerë shqiptarë në vitin 1990. Pastaj, ai vazhdoi të punojë me korin e Shkollës “Rilindja” në Keqekollë. Me 5 tetor 1990 në Prishtinë, me korin “Rilindja” realizoi koncertin jubilar për 80 vjetorin e lindjes së Nobelistes shqiptare “Nëna Tereze”.
Në ndërkohë ai ligjëroi edhe në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, ku në rrethana të jashtëzakonshme, në kohën e para luftës, mësimi zhvillohej në shtëpi private. Në vitin 1994 migron në Gjermani. Fillimisht ai vendoset në Hallwagen, në malet Schwarzwald, ku që nga ditët e para ai me nxënësit nga Kosova që jetonin aty, organizuan korin dhe mësimin në gjuhën shqipe.
Në vitin 1996 ai vendoset në qytetin Bühl të Gjermanisë. Në këtë qytet ai themelon korin e fëmijëve “Shkëndija“. Me Korin “Shkëndija“, ai prezantohet në festën e qytetit të Bühlit, (“Zwetschgenfest”), tregun e Kërshëndellave në Bühl”, “Kuizi i diturisë” për fëmijët shqiptarë në Wuppertal, dhe në shumë manifestime të ndryshme kulturore në Karlsruhe, Stuttgart, Rasttat, Baden Baden dhe qytete të ndryshme në Gjermani që u organizuan nga klubet kulturore shqiptare.
Për prezantime të suksesshme kryetari i qytetit, z. Hans Striebel, në emër të tij dhe të asamblesë komunale të qytetit Bühl, falenderoi Korin e Fëmijëve Shqiptarë “Shkëndija” dhe dirigjentin R.Ramadani. Në çerdhen “St. Elizabeth“, ai udhëheqi për katër vite kursin për edukim të hershëm muzikor. Në Klubin Shqiptar “Iliria” në Baden-Baden në vitin 2008 formoi Korin “Iliria“, ku me këtë kor u prezantua në manifestime kulturore të ndryshme, deri në vitin 2015.
Argjend Hasani