KUR ËNDËRRA E NJË TË RIU AMBICIOZ NË AFARIZËM BËHET REALITET NË GJERMANI

Shkruan: Argjend Hasani

Afaristi 26 vjeçar, Fitim Thaçi, êshtë shembulli i mirë se si një i ri me ambicie të mëdha arrinë qê ëndërren e tij ta bëj realitet. Ai është nga fshati Sopniq i Rahovecit dhe në vitin 2007 dhe qysh si fëmijê emigroi në Gjermani. 
Ai pas përfundimit të shkollës profesionale, iu rrek studimeve akademike në shkollën e lartë në drejtimin e Biznesit, ku edhe i përfundoi me sukses.
Pas përfundimit të studimeve, punoi për disa vite si menagjer në Netto Markt në Nittendorf, ku me sukses menagjoi 21 punëtor.
Pas krijimit të përvojës, si një i ri me ambicie të mëdha  preferoi të ndiqte ëndërren tij për të hapur biznesin e tij.
Kështuqë që nga muaji prill të 2018, ai hapi biznesin e ri, Marketin për shitjen e produkteve ushqimore dhe produkteve tjera, “Edeka Verbrauchermarkt GmbH” në Breitenbrunn dhe ka të punësuar 13 punëtor.
Fitimi i entuziasmuar për suksesin e tij thotë: “Biznesi po funksionon perfekt, me shitjen e produkteve tona jemi jo vetëm ne shumë të kënaqur, por edhe konsumatorët janë shumë të kënaqur me cilësinë e mallrave të ofruara në raftet marketit tonë.”
I frymëzuar dhe i entuziasmuar nga suksesi, ai tanimë është duke i bërë përgatitjet për hapjen e marketit të dytë me një siperfaqe prej 2500 metra katror. 
Afaristi Fitim Thaqi, përveç realizimit të ëndrrës së tij për zgjerimin e kapacitetit biznesor,  ai ka përqëllim që përveç një numri të kufizuar të produkteve nga Kosova, komsumatorëve në të ardhmën të i ofroj një gamë më të madhe të asortimentit të produkteve nga Kosova për konsumin gjerman, në këtë mënyrë të i ndihmohet ekonomisë prodhuese në Kosovë.

Redaksia e Portalit Informativ të Mërgatës Shqiptare në Gjermani, afaristit të ri Fitim Thaqi, i uron suksese në afarizëm dhe fton edhe bashkatdhetarët e tjerë të ndjekin shembullin e tij.

Von meinem/meiner Galaxy gesendet