BIOGRAFIA
Mentor Thaçi u lind me 8 qershor 1965 në Llukë të Epërme (Verat e Llukës) të Deçanit. Shkolli-min fillor dhe atë të mesëm i kreu në Deçan. Studioi ekonominë dhe mbanë titullin Ekonomist i Diplomuar, por që kurrë nuk ushtroi profesionin e tij.
Që nga viti 1989 mërgoi, që atëherë jeton dhe punon në mërgim, kryesisht në Gjermani. Është i martuar, baba i dy djemve, Butrintit dhe Kurbinit.
Me shkrime merret që në rininë e hershme. Shkruan poezi dhe prozë, tregime, ese, etj., ndonjë reportazh gazetaresk si dhe tekste këngësh që deri sot ka realizuar mbi 70 tekste nga këngëtar të ndryshëm dhe zhanresh të ndryshme.
Ka botuar librin me poezi “Rrënjët“, me shkrimtarin Musa Jupolli, “Tokë Arbërore-1“, “Tokë Arbërore-2” , “Çamëria“, bashkautor në grup i disa përmbledhjeve me poezi si dhe pjesëmarrës në disa antologji. Të gatshme për botim ka dy përmbledhje tregimesh, tri përmbledhje me poezi, një përmbledhje me poezi për fëmijë dhe një përmbledhje tekste këngësh, një lloj i veçantë i poezisë.
Jeton dhe punon në Gjermani. Është sekretar organizativ në LSHKASHM dhe anëtar i kryesisë në LSHAKSHGJ.
\
Mentor THAQI
ARA E ZEF LLUKËS
– E dojke Zefi arën e vet, pasha babën …
tuj e plehnu ka dy herë n´sene,
mas Sh´Mitri e para Sh´n Gjergji
Farën e drithin tana herët t´njajtën,
n´gjys e përpjetë t´kuqe
e mgjys e teposhtë t´maravçe
As pasulen nuk e nrrojke kurrë,
pasul Reke, e njajta si e Pollogut
Dy kosha drith dej n´kulem prej asaj are
e prej asaj fare,
parmena me um krece t´thatë
nuk delke braz´s prej s´mare
E … hy … hy … e hy, me ki,
jetë mas jete aty
Dikur edhe kishen e maroi aty
mos me iu largu bekimit t´Zotit,
aty e bajke uraten
e i dhezke qira e pishë për naten
Ec e mos u banë tanë ajo begati
kur edhe munin ia bajke me dritë shpirti
Veç, tevona do sorra laraska
që sorra shkina iu thojshin,
nuk e lejshin t´qetë n´arë,
n´kishë e n´punë t´vetë
Çudi more babë, çka ashtë ky farë beteri,
ato gjithmonë erdhen prej veri,
po t´thotë ty qeky Imeri
…
PS. K´shtu kallzojke baca Belë,
që e tana, histori po i del