UKË BLAKAJ, NJËRI NDËR AFARISTËT DHE VEPRIMTARËT MË TË SUKSESSHËM NË GJERMANI Shkruan: Argjend HASANI Kompania Wolf GmbH në Fulda të Landit të Hesenit, me pronar z.Ukë Blakaj, për një kohë relativisht të shkurtër është shndërruar në njëren ndër kompanitë më të suksesshme të mërgatës shqiptare në Gjermani. Ajo është themeluar në vitin 2010 dhe afarizmin e saj e zhvillon në tregun e sektorit të ndërtimit në Gjermani, Austri dhe Luksemburg. Pronari ambicioz z.Ukë Blakaj, ka tre biznese në pronësi, kështuqë ai drejton biznesin që merret me kryerjen e punimeve në ndërtimin e shtëpive të banimit, pallateve, objekteve të larta, si dhe kryen suvatimin dhe sanimin e objekteve të ndryshme, dhe ka të punësuar afro 70-të punëtorë. Kompania Wolf, përveç ndërtimit të shtēpive komfore ato i shet tek blerësit për banim Biznesi i dytë, i z.Ukë Blakaj, është montimi i parafabrikateve për shtëpitë montazhë, ku ka të punësuar 38 punëtorë. Ndërsa, biznesi i tretë merret me ofrimin dhe shitjen e produkteve të molerimit dhe suvatimit, dhe ka të punësuar dy punëtorë në shitje. Pra, në Kompaninë “Wolf GmbH” në Fulda, janë të punësuar 120 punëtorë, çka vlenë të theksohet se të punësuarit janë nga të gjitha trojet shqiptare, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Punëtorët e kësaj kompanie, jo vetëm se janë të kënaqur me punën dhe të ardhurat e tyre, por janë shumë falënderues ndaj punëdhënësit të tyre, z.Ukë Blakaj, për punësimin përmes vizave të punës, për mirësjelljen, për korrektësinë, e deri tek akomodimi i punëtorëve nëpër banesat e tyre. UKË BLAKAJ, INVESTITOR SERIOZ EDHE NË KOSOVË Afaristi Ukë Blakaj, njëri nga tre djemtë e Dëshmorit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), mësuesit Mustafë Blakaj, nuk qëndroi duarkryq, ai i qëndroi besnik amanetit të babait, që edhe përkundër emigrimit mos ta harroj Kosovën. Kështu edhe veproi Uka, investoi në vendlindjen e tij në Istog të Kosovës dhe vuri themelet e tri ndërmarrjeve atje. Sot, në Istog aktivitetin afarist me sukses e zhvillojnë tri bizneset, si Ndërmarrja “Moler Kroni”, ku ka të punësuar afro 30-të punëtor, pastaj depoja me po të njëjtin emër që mirret me shitjen e bojrave, llaqeve dhe materialit për suvatim. Ai poashtu ka investuar edhe në sektorin e hotelerisë, ku ka hapur Hotel-Restaurantin tejet komfor “Scanderbeg”, afër burimit të Istogut. Në Hotel-Restaurant i ka të punësuar afër 20 punëtorë. Afaristi i sukseshëm z.Ukë Blakaj, është një personalitet i aftë dhe punëtor, ai flet me përkushtim për punën dhe planet e tij për të ardhmën. Ai së shpejti, qysh në pranverë do tē hapë edhe dy biznese të reja. Do të startoj me biznesin që do të merret me prodhimin e produkteve të llamarinës dhe rrethojave të terrasave dhe oborreve të shtëpive për tregun e Gjermanisë. Me startimin e kësaj fabrike, priten të punësohen dhjetëra punëtorë. Po ashtu, aktualisht janë duke u zhvilluar punimet në hapjen biznesit të ri, konkretisht në hapjen e kompleksit industrial për prodhimin e shtëpive të parafabrikuara, e cila do të prodhoj me kapacitet të plotë, rreth 400 shtëpi në vit, shtëpi modulare të cilat synim kanë eksportin në vendet e BE-së. Afaristi Ukë Blakaj, është koordinator i Unionit të Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane në Gjermani për Landin e Hesenit. Puna, përkushtimi, korrektësia, efikasiteti dhe kualiteti, ishin alfa dhe omega si dhe garanca e sukseseve të një-pas-njëshme të afaristit të suksesshëm Ukē Blakaj! UKË BLAKAJ, ËSHTË NJË ATDHETAR DHE VEPRIMTAR I SHQUAR NË MËRGATË Vlenë të theksohet se Uka, përveç se është një afarist i sukseshëm, ai është një atdhetar dhe veprimtar i shquar në mërgatën shqiptare në Gjermani. Ai është kryetar i Shoqatës Shqiptare “KOSOVA” në Fulda, ku me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ka gjallëruar funksionimin e kësaj shoqate përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme, sidomos për shënimin përvjetoreve historike të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe Shqipërisë, organizimin e mbrëmjeve të ndryshme me bashkatdhetarë, etj. Në saje të angazhimit, përkushtimit dhe përkrahjes së veprimtarit, afaristit dhe kryetarit, Ukë Blakaj, në kuadër të shoqatës, rifilloi aktivitetin Shkolla Shqipe me mësim plotësues në Fulda, ku për momentin vijonë mësimet 42 nxënës shqiptarë. Poashtu, në kuadër të shoqatës veprojnë Klubi i Shahut “Kosova”, i cili drejtohet nga shahisti i mirënjohur Rifat Osmanaj, dhe Klubi i Pikados, që drejtohet nga Blerim Shijaku. Përmbledhje: Atdhetari, veprimtari dhe afaristi, Ukë Blakaj, me plotë kuptimin e fjalës është një shembull që duhet ndjekur dhe pasuar nga shumë bashkatdhetarë të tjerë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Afërsia, modestia, virtytet njerëzore dhe sukseset e tij në afarizëm, i bëjnë krenarë tê gjithë shqiptarët mbarë botën, kudo që jetojnë. Dhashtë zoti që afaristë të tillë të shtohen edhe më shumë dhe t’i bashkohën karvanit të afaristëve të suksesshëm, siç është afaristi Ukë Blakaj! (Argjend Hasani, autor i librit MËRGATA SHQIPTARE NË GJERMANI)