Ndërrmarrja shqiptare “SINANI GmbH” nê Wahlrod me aktivitetin e saj afarist nê sektorin  e ndërtimtarisë si në ndërmtarinë e ultë dhe të lartë e ka filluar në vitet 90-ta. Themeluesi i këtij biznesi në Gjermani, biznesmeni Mentor Sinani, një mërgimtari i dalluar shqiptar, me punën, cilësinë dhe korrektësinë në kryerjen e punimeve, dhe në saje të sukseseve të shumta në këtë sektor, arriti që të konsolidoj biznesin e tij duke shënuar rezultate rentabile. Në opusin e veprimtarisë afariste “Sinani GmbH”, kryhen punime të shumta, sidomos mdërtimi i objekteve të rëndësisë jetike, objekte banimi sipas sistemit, shtëpi dhe banesa me çelësa në dorë, do të thotë që kryen të gjithat punimet e vrazhda gjatë, ndërtimit të objekteve të reja, si themelet, betonimi, murosja, e deri tek pullazi, pastaj nivelizimi, suvatimi, izolimi, ujêsjellësi, nyjet hidrosanitare, vendosja e pllakave keramikr, elektrifikimi, izolimi i jashtëm, dyertë dhe dritaret etj. Me një fjalë kjo firmë ndërton objekte komode dhe kryen punë cilësisë së lartë, dhe është konkurente jashtëzakonishtë e fortë në sektorin e ndërtimtarisë në mjedisin ku operon. Punëtorët shqiptarë të kësaj firme, kryejnë punët me profesionalizëm dhe efikasitet të lartë, sipas standardeve teknike të ndërtimit në Gjermani. Përkushtimi dhe realizimi i kontratave për kryerjen e punimeve si në ndërtimin dhe sanimin e objekteve dhe punëve të ndryshme në sektorin e ndërtimit, janë një garsncë e fortë se ky biznes, “Sinani GmbH”, në Wahlrod, do të jetë një partner i rëndësishëm në realizimin e projekteve në këtë fushë. “Sinani GmbH , është antarë i Unionit të Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane në Gjermani. Ndërmarrjes afariste ndërtimore “Sinani GmbH”, drejtuesit Mentor Sinani, nuk i mbetet gjë tjeter, vetëm se të vazhdoj me një ritëm të tillë prosperues në realizimin dhe shënimin e synimeve me suksese  të njëpasnjëshme.


Shkruan: Argjend Hasani